Nëndetsja turke “TCG Çanakkale” është ankoruar në Durrës për herë të parë, në një vizitë tre ditore. Lajmi u bë me dije nga autoriteti Portual Durrës, ku bën me dije se nëndetsja turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.
Të martën në molin 4 të Portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Canakkala”, e cila ndalet për herë të parë vendin tonë . Vizita 3 ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke”, njofton APD.
Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve
Lajmi Fundit