Presidenti i vendit Ilir Meta, në një vjetorin e manifestimit të tij, shprehet se pranvera kuqezi po vjen, dhe se misioni i nisur vitin e kaluar do të çohet deri në fund.
Teksa poston videon e mijëra personave në shesh, Meta shprehet se në 25 Prill shqiptarët do ti përgjigjen pozitivisht kërkesës për Referendum.
Ky postim i Metës vjen pas deklaratave të forta që ai bëri mbrëmjen e djeshme, ku tha se në rast se opozita humbet zgjedhjet, dhe Edi Rama nuk i vjedh ato, ai do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit.
Postimi i Metës:
PRANVERA KUQEZI PO VJEN!
Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!
PRANVERA KUQEZI PO VJEN!
Faxweb