10 minuta pas nisjes së provimit të katër të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje, tezat po bëjnë xhiron në rrjet.

33 mijë maturantë ndodhen para tezës së provimit duke testuar njohuritë e tyre, ndërkohë tezat e Biologjisë dhe Fizikës janë publikuar.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe pritet të mbyllet në orën 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta.