Raporti shqyrton gjendjen e kultivimit të drogës në vende në mbarë botën. Shqipëria renditet e 7-ta pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit
Shqipëria është mbi Kirgistanin, Iranin, Nepalin dhe Indinë, duke u bërë kështu 11 vendeve kryesore për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabis
Nga ana tjetër, Shqipëria mban vendin e parë në rajonin e Europës Juglindore për kultivimin e kanabisit, i cili eksportohet ose përdoret brenda për brenda vendit. Pas Shqipërisë erdhën Turqia, Rumania dhe Bullgaria.
Në raport vendi ynë është përmendur edhe për të ashtuquajturën rrugë ballkanike për trafikimin e heroinës, e cila fillon në Pakistan dhe kalon përmes Sirisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë përpara se të vazhdojë në vendet e Evropës Perëndimore.
Sipas raportit të OKB-së, legalizimi i kanabisit në disa vende ka kontribuuar në rritjen e përdoruesve të kësaj droge edhe pse shpesh pretendohet se legalizimi ka një efekt të kundërt. Ai gjithashtu raporton një rritje të përdorimit të kokainës, drogave sintetike dhe mangësi në mekanizmat e trajtimit të problemeve me drogën, veçanërisht për gratë.