Qëndroni vigjilentë përpara këtyre grave; janë intimiduese, stimuluese dhe e dinë çfarë duan
Ja 10 karakteristikat e një gruaje alfa:
1-Nuk është kurrë e ngurtë ose e egër për të marrë atë që dëshiron, pasi tërheq gjithmonë pozitivitet. Besimi i saj është një burim frymëyzimi, duke bërë që shumë njerëz ta ndjekin.
2-I përballon sfidat e jetës me pak përpjekje, duke u dukur gjithmonë sikur jeta e saj ‘është në rrugën e duhur’. Është e ekuilibruar, duke qenë gjithmonë e vetëdijshme se jeta nuk mund të ‘detyrohet’.
3-Është gjithmonë e pranuar në rrethet sociale, jo për para ose status, por nga mënyra si i respekton të tjerët.
4-Preferon të jetë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë, gjithmonë duke thënë të vërtetën në mënyrë që të tjerët të mund të kuptojnë qëllimet e saj të ndershme.
5-Njeh ndryshimin mes kritikës pozitive dhe asaj negative dhe absorbon atë ç’ka i nevojitet për të ecur përpara.
6-Ndihet komode me lëkurën dhe stilin e saj, duke mos ndjerë nevojën për të ndjekur standardet e bukurisë ose tendencat e momentit.
7-Nuk ndjen nevojën për të konkurruar me të tjerët; i intereson vetëm të jetë versioni më i mirë i vetvetes.
8-Është intelgjente dhe di si të trajtojë situata potencialisht negative. Çlirohet nga marrëdhëniet e këqija, miqtë dhe marrëveshejt nëse diçka shkon keq.
9-Përmes një sistemi të fortë mbështetjeje, dëshiron që të tjerët të besojnë në vetvete po aq sa ajo në veten e saj.
10-Nuk pendohet dhe e kupton rëndësinë e rritjes përmes mësimeve të jetës. Nuk e lejon veten të influencohet nga e shkuara dhe gjithmon kërkon mundësi për të ecur përpara.
living