Unazat e fejesës janë një prej detajeve që e bëjnë evident dhe të pakapërcyeshëm hendekun midis botës reale dhe atë të të famshëmve.

Stilet që kanë hyrë në histori dhe diamantë me karatë të panumërt janë shfaqur nëpër tapete te kuqe dhe i kanë ngjallur zili gjithë botës. Megjithatë, martesat mes nesh, njerëzve të zakonshëm zgjasin pak më shumë. E dini se cilat janë unazat e fejesës më të famshme të historisë? Një studim nga Natura Diamond Council ka analizuar dhe zgjedhur 10 unazat më të famshme në botë. Ja cilat janë:

1. Kate Middleton

Në vend të parë mes unazave më të famshme të fejesës është ajo e Kate Middleton. Unaza me zafir blu e dukeshës së Kembrixhit është votuar si unaza e fejesës më popullore në botë. Zafiri oval prej 12 karatësh është i rrethuar nga 14 diamante natyrale dhe i vendosur në një skelet ari të bardhë 18 karat. Ajo ka dhe një vlerë të madhe afektive sepse i përkiste Lady Dianës.


2. Meghan Markle

Në vend të dytë renditet unaza e fejesës së Meghan Markle, prej ari të verdhë me tre diamantë. Ajo është projektuar nga vetë princ Harry me një diamant qëndror që është blerë në Botsvana, një vend i dashur për të dy dhe me dy diamante anësore që i përkisnin një spile të Lady D.

3. Miley Cyrus

Në vend të tretë të klasifikimit renditet unaza e artë solitar me një diamant në qendër që Liam Hemsëorth i dhuroi këngëtares. Një diamant i tillë është vitnage dhe i përket shekullit të XIX dhe ka një prerje të vjetër minierash.

4. Hailey Bieber

Modelja mban në gisht një diamant solitar me prerje ovale me karatë nga 6 në 10. Skeleti është prej ari dhe i thjeshtë.

5. Beyonce

Unaza e fejesës së Beyonce i ka kushtuar reperit Jay Z rreth 5 milionë dollarë. E dizenjuar nga Lorraine Schwartz, është një diamant i pastër prej 18 karatësh. Janë diamante kaq të rrallë sa dikush mund të ketë kaluar gjithë jetën në botën e bizhuterive të luksit dhe nuk i ka hasur.

6. Elizabeth Taylor

Diamanti i Elizabeth Taylor, i njohur edhe si Kruppp Diamond është një diamant prej 33.19 karat (6.638 gr) i blerë nga Richard Burton për të shoqen në vitin 1968. Diamanti ishte një prej bizhuterive të shumta domethënëse të aktores i cili u shit në vitin 2011 për 8.8 milionë dollarë.

7. Cardi B

Cardi B mban në në gishtin e unazës një pikë uji e montuar mbi një skelet ari të bardhë. Unazat e fejesës Halo prezantojnë një rreth gurësh më të vegjël rreth një guri qëndror që në këtë rast është një diamant.

8. Demi Lovato

Unaza e Demi Lovatos është një diamant gjigand me prerje smeraldi prej 10 karatësh në krah të dy diamanteve më të vegjël me prerje trapezoidi, montuar në një skelet ari të bardhë, e cila iu dhurua nga i fejuari Max Ehrich pak para verës, vetëm disa muaj pasi dilnin bashkë. Sipas Ajay Anand, themelues dhe CEO i motorit të kërkimit të diamanteve Rare Carat, kjo unazë vlen të paktën 1 milion dollarë.

9. Kim Kardashian

E pamundur të mos përmendet unaza e diamantit prej 15 karatë në gishtin e Kim Kardashian. Unaza e montuar në një skelet pavé, ka një vlerë nga 3 në 4 milionë dollarë.

10. Paris Hilton

Trashëgimtarja dhe ylli i relaity shoë ka marrë nga ish i fejuari i saj Chris Zylka një unazë fejese në formë pike uji, me një diamant 20 karatë që sipas burimeve ka kushtuar 2 milionë dollarë.