Me datë 19 gusht të këtij viti një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një burrë 55 vjec ka vrarë një grua në shtëpinë e saj.
Mësohet se 55 vjecari ishte shtetas gjeorgjian dhe e kreu krimin në shtëpinë e viktimës në Selanik.
Sipas informacioneve nga Policia vendase , vrasja ndodhi rreth orës 1 të mesditës, në rrugën Gravias në Selanik.
Kjo është vrasja e 10-të brenda këtij viti në Greqi, pra 10 viktima në 9-të muaj.
Gruaja është dërguar në spital ku është konfirmuar dhe vdekja e saj. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.