Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 m larg Komisariatit të Lezhës. Grabitësi, i cili ka qenë me motor në koke mbante një skafandër, ka hyre në argjendari dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe në një kohë mjaft të populluar me njerëz, grabitësi nuk e ka menduar dy here për të vepruar. Pavarësisht se pronari e ndoqi dhe u përplas fizikisht me të jashtë dyqanit, i riu mundi të merrte motorin dhe të largohej nga vendngjarja.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por nuk e ka bere te ditur rastin pasi behej fjale per nje ngjarje te pazakonte ne qytetin e Lezhes dhe ne nje periudhe me fluks levizjesh. Deri me tani nuk eshte arritur te identifikohet autori qe kane qene i maskuar, ndersa policia ka marre disa kamera vezhgimi dhe po i analizon ato per te arritur ne identifikimin dhe kapjen e autorit.Ndonese kane kaluar 24 ore policia nuk e ka raportuar ende kete ngjarje