Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me krimet ku është përfshirë, Nuredin Dumani.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se duke iu referuar dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.
Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.
Ndonëse Martinaj ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit për ta ekzekutuar, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen.
Një tjetër detaj tronditës që del në dosjen hetimore është edhe se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.
Po ashtu, në dosje rezulton se Talo Çela akuzohet se vrau Fatmira Deden, ndërkohë që në kërkim është dhe Festim Çoli. Një tjetër krim që i është kërkuar të kryhet nga Dumani është dhe porosia që ka bërë Suel Çela, i cili i ka kërkuar që të vrasë një biznesmen. Ndërkohë, vrasjen e Emiljano Ramazanit e dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi, ndërsa shofer ditën kur ndodhi ngjarja ishte Henrik Hoxha.
Duket se ka qenë dëshmia e Nuredin Dumanit ajo që solli sot një megaoperacion për goditjen e 8 grupeve kriminale. Opinion