Një 63-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte mbjellë lëndë narkotike në pyje në Fier.
Në vendin e quajtur “Gropa e Mollës” në fshatin Libofshë, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies.
“Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.