Kryeministri Edi Rama ka uruar 109 vjetorin e Policisë së Shtetit.
Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Rama falënderon të gjithë kontribuuesit në këtë mision, ndërsa përkujton sakrificën e dëshmorëve të saj.
‘Mirë mëngjes dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.
