Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Pas rrëzimit në trotuar, polakja u transportua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ajo nuk mundi të mbijetojë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur tek Mali i Robit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al