Kryeministri Edi Rama e nis ditën me pamjet e Aeroportit të Kukësit, i cili ka rifilluar punën dhe pret pasagjerë e turistë nga disa vende të Europës. 12 fluturime në javë kryhen tashmë nga “porta e veriut”.
“Mirëmëngjes, dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama dhe publikon videon.