Qeveria ‘Rama 3’ ka akorduar shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra për kurimin e prokurores së Pukës Elidiana Kasa, e cila ndodhet në gjendje shëndetësore.
Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, ndërsa nuk jepen detaje për sëmundjen e Kasës, dhe as nëse po trajtohet në spitalet publike apo private të vendit.
Kasa është konfirmuar në detyrë në vitin 2019, pasi ka kaluar me sukses procesin e Vetingut, dhe ka rezultuar e pastër në të treja kriteret e rivlerësimit.
MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. ELIDIANA KASA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.
- Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
- Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
- Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.