Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 12-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO. Në një postim në rrjetet sociale, thuhej se në këto momente më shumë se kurrë, Shqipëria mund të mbështetet tek Amerika dhe anasjelltas.
“Sot Shqipëria feston 12 vjet e anëtarësuar në NATO. Shqipëria mund të mbështetet tek Amerika dhe Amerika mund të mbështetet tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar 12-vjetorin Shqipëri”.
Postimi shoqërohej me një pjesë të deklaratës së Presidentit amerikan Bush gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2007.
“Shqipëria është një mik i besuar dhe aleat i fortë. Vizita e sotme shpresoj që të dërgoj një sinjal për popullin shqiptar se mund të mbështeteni tek Amerika, njësoj siç Amerika mund të mbështetet tek ju për të bërë punë e madhe të nevojshme për të shpërndarë liri dhe paqe”, tha Presidenti George W. Bush gjatë vizitës së tij historike më 10 Qershor 2007, ndërkohë që Shqipëria po përgatitej të futej në NATO”.
Faxweb.al