Organizohet aktiviteti promovues
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, aktualisht më i madhi në vend festoi 13-vjetorin e krijimit si i tillë.
Ashtu si çdo vit u organizua në Fushë Struden dita festive ku nuk munguan aktivitetet e shumta. Panairi me produktet e zonës ishte ai që tërhoqi më së shumëti vizitorët dhe ngjalli kureshtjen e tyre për të provuar disa nga gatimet karakteristike të kësaj zone.

Kryebashkiaku i Librazhdit Kastiot Gurra ftoi qytetarët që të investojnë në këtë vend.
Në këtë aktivitete po ashtu mori pjesë edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.
Ambasadori Soreca u shpreh se: “është kënaqësi e veçantë të jem sot këtu mes ngjyrave të kostumeve tradicionale dhe ushqimeve tradicionale”.
Për ministrin e mjedisit Blendi Klosi si dhe deputetin e zonës Taulant Balla ky park është një nga perlat e bukurisë shqiptare.

Në vijim të aktiviteteve, u mbajt gjithashtu edhe një koncert me këngë dhe valle tradicionale./Egnatia News
