Ndërsa Bordi i Transparencës vazhdon të rrisë çmimin e karburanteve, bashkitë në të gjithë vendin turren të furnizohen sa më shpejtë më naftë. Në fund të fundit ata e paguajnë me taksat tona dhe jo nga xhepi i tyre. Këtë ka bërë edhe kryetari i Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra. Ditën e enjte ai firmosi 2 tendin me vlerë 130 milionë lekë për të blerë naftë.
Tenderi ka si objekt “Blerje karburant” për nevojat e Bashkisë Tiranë. Dhe përveç shpenzimeve pa kriter që bëhen për karburant nga bashkitë, ky projekt nuk është zhvilluar sipas ligjit. Open Data Albania i ka vënë atij “Flamurin e Kuq”, për shkak se ka mungesë konkurrence dhe risk të lartë për fondin e bashkisë. Sipas të dhënave të publikuara vetëm firma “ MEND OIL” shpk. Dhe pa ndjekur rrugën që i dikton ligji, Gurra i ka dhënë fitoren kësaj firme pa garë fare. Kështu, në shkelje të konkurrencës së lirë pronari i saj, Ermal Gerbolli futi në xhep 130 milionë lekë.
Shtojmë këtu edhe faktin që fondi limit dhe vlera e ofertës së Mend OIL janë të njëjta. Çka lë dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar, i cili i ka caktuar Gurrës edhe shpenzimet që do të bëjë për 1 vit furnizim me naftë.
Miqtë e kryeministrit
Në fakt firma Mend Oil është e njohur për mashtrime dhe abuzime. Më saktë, duhet të kujtojmë se në vitin 2019 disa ankesa janë dërguar në faqen e opozitës mbi këtë firmë. Dhe kjo e fundit i ka publikuar ato. Ka qenë Ish-kryeministri, Sali Berisha ai që më 20 shkurt të vitit 20-19 ka publikuar një denoncim të ardhur në “inbox-in” e tij në Facebook, ku shkruante se truprojën kryesor i Kryeministrit Edi Rama, Feti Zeneli po bën kërdinë me gjoba.
Qytetari shprehej se, Zeneli, , bashkë me ortakun e tij Ermal Gerbolli, duke përdorur inspektoratin e ISHTI po dëmtojnë me gjoba dhe mbyllje bizneset e tjera konkurrente.
“Po tregoj dëmtimin që po i behet bizneseve në vend nga Feti Zeneli shoqëruesi kryesor Edi Ramës, i cili ne 6 vite ka marrë 5 grada. Ai bashkë me një krye ordiner Ermal Gerbolli duke përdorur lidhjet e Fetiut kanë hapur kompaninë MEND OIL. Ku Feti Zeneli është siguruesi nga çdo problemi ne lidhje me shtetin. Këta te dy duke përdorur inspektoriatin ISHTI po dëmtojnë me gjoba dhe mbyllje biznese konkurrentët te tyre. Duke filluar nga qyteti i Librazhdit që e kanë monopol, në Krujë qe po dëmtojnë konkurrentët duke i çuar shtetin”, shkruante denoncuese.
Më tutje ai ka përmendur faktin se këta dy oligarkëve bashkëpunojnë edhe me kryetarin e Bashkisë Tiranë. Madje ky i fundit po i ndihmon të shtrijnë tentakulat kudo në kryeqytet.
“NË Tiranë ne Don Bosko, ku e kane marrë me qira 30 mijë lekë të reja nga Bashkia Tirane sipërfaqe 1000 m2 karburant. Këta palaço frikacake mendojnë se do rrinë Në pushtet përgjithmonë. Por nuk e dinë se i pret një fund që do marrin në qafë vetë familjet e tyre”, ka theksuar denoncuesi në vitin 2019.
Sigurisht atëherë nuk u mor asnjë masë, madje nuk u bë asnjë kontroll nga institucionet audituese. Ndërsa tani, tenderët që po i firmos Gurra kësaj firme, konfirmojnë edhe më shumë denoncimin e bërë në 2019. Këtë herë duhet të dalë në skenë SPAK dhe të veprojë pa humbur kohë.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë