Dy deputetë të grupit të “Rithemelimit” kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvend pak më parë për t’i hapur kështu rrugë kandidimit për Kryetar Bashkia të hënën.
Luçiano Boçi do të kandidojë për Bashkinë e Elbasanit, ndërsa kujtomë se ishte i vetmi nga grupi i Berishës që mori pjesë në “primaret” e këtij qyteti.
Ndërsa Belind Këlliçi do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, pasi në “primare” fitojë betejën në fund me Ilir Alimehmetin.
Pritet që Boçi të ketë përballë kryetarin aktual të Bashkisë Elbasnait, Gledjen Llatjan, ndërsa Këlliçi, po ashtu kryebashkiakun Veliaj.
Kujtomë që PS nesër do të zyrtarizojë listën me 61 kandidatë, por në këto dy bashki duket e sigurtë që nuk do të ketë risi. r.t/abcnews.al