Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale për të votuar kryetarët e rinj të bashkive në të gjithë vendin. Edhe qarku Kukës që përfshin tre bashki, Kukës, Has dhe Tropojë është përgatitur për këtë proces të rëndësishëm.
Në Bashkinë Kukës në zgjedhjet e 14-Majit janë thirrur për të votuar 45 mijë e 855 qytetarë në 73 qendra votimi për të zgjedhur njërin prej tre kandidatëve si kryetar bashkie të Kukësit, në garë janë Safet Gjici i Partisë socialiste, Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Abedin Oruçi i partisë për Integrim dhe Europianizim.
KZAZ-ja 11 në Bashkinë Kukës ka bërë gati infrastrukturën e nevojshme ndërsa nga sot nis shpërndarja e bazës materiale në qendrat e votimit.
Ndërkohë në Bashkinë Has janë thirrur për të votuar 16 mijë e 543 qytetarë në 28 qendra votimi për zgjedhjen e njërit prej dy kandidatëve si kryetar bashkie të Hasit, Miftar Dauti i koalicionit “bashkë fitojmë” dhe Beqir Mulaj i Partisë Socialiste.
Ndërkaq edhe KZAZ-ja nr 10 në Has ka bërë gati infrastrukturën e nevojshme dhe nga sot ka nisur me shpërndarjen e bazës materiale në 28 qendrat e votimit në Has.
Ndërsa në Bashkinë Tropojë janë thirrur për të votuar 22 mijë e 285 qytetarë në 38 qendra votimi për zgjedhjen e njërit prej dy kandidatëve si kryetar bashkie të Tropojës, Rexh Byberi i Partisë Socialiste dhe Besnik Dushaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në KZAZ-në nr 9 në Tropojë është bërë gati infrastruktura e nevojshme gjithashtu kanë nisur me shpërndarjen e bazës materiale në 38 qendrat e votimit në Tropojë.