Kuvendi i Shqipërisë miratoi pak para mesnatës vetëm me votat e maxhorancës ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe qytet, për ndërtimet pa leje.
Gjobat përfshijnë periudhën nga 1 janari 2015 deri në 30 nëntor 2024.
Projektligji “Për anulimin e masave administrative” u miratua me 73 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim në fund të një seance maratonë që nisi në orën 10:00 të 19 dhjetorit dhe përfundoi në mesnatë.
Gjithashtu amistohen gjobat për shkeljen e rregullave në pandemi dhe të AKU për subjektet bujqësore e blegtorale në fshat po gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë gjatë seancës u rrëzua amendamenti i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për anulimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë dhe ujin.
Top Channel