Prej Janarit të këtij viti, 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Ai thotë se mjekët e rinj janë punësuar në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug.

about:blank

“Dhe me lajmin e mirë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/abcnews.al/