Një fond prej 146 milionë eurosh, financim i Bashkimit Europian në masën 112 milion dhe pjesa tjetër nga qeveria shqiptare, është miratuar për sektorin e Bujqësisë. Teksa prezantoi programin IPARD 3, Kryeministri Edi Rama tha se kjo është edhe mbështetja më e madhe që është bërë ndonjëherë për këtë sektor.
“Shuma e financimit është mbi 50% më e madhe se sa financimi që kemi vënë në punë. Afro 500 investime cilësore duke përfituar nga fondet e BE janë sot në realitetin shqiptar. Financimi më i madh që i është bërë ndonjëherë bujqësisë. Koha kur bujqësia ndahej me parcela partia, ka vdekur”.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca theksoi se përmes projektit IPARD 3 do të ketë 9 masa financimi, nga 4 që janë aktualisht.
“Këto masa ndikojnë që bujqësia, blegtoria, peshkimi, akuakultura dhe zhvillimi rural të mund të zhvillohen në një mënyrë të qëndrueshme. Do të jenë investime për përmirësime të akseve rrugore, ndërtimi i tregjeve lokale, përmirësimin e infrastrukturës dytësore dhe akset kryesore apo ndërhyrjen në kanalet vaditëse”.
Ndërsa përfaqësuesi i delegacioni europian vlerësoi krijimin e regjistrit të fermave, që sipas tij do të ndikojë më tej në politikbërjen e sektorit të bujqësisë.