Manchester United është rikthyer konkurrues këtë sezon, edhe pse kundërshtarët e qytetit janë në tjetër nivel dhe po shkojnë të qetë drejt fitimit të titullit.

Gjithsesi, ky sezon i Manchester United nuk mund të quhet jo i suksesshëm. Vitin e shkuar ata grumbulluan vetë, 66 pikë dhe arritën të kualifikohen në Champions League nga vendi i tretë.

Këtë sezon “Djajtë e Kuq” kanë grumbulluar 70 pikë, kur mbeten edhe 4 javë nga fundi i sezonit. Megjithëse nuk është mbyllur, ky është sezoni më i mirë i Manchester United në tre të fundit.

Gjithashtu skuadra e Olle Gunnar Solskjaer ka arritur të jetë e pathyeshme në shtëpinë e saj, diçka që e ka vuajtur në të shkuarën. Që nga janari i vitit 2020, Manchester United nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. /abcnews.al