Një 15-vjeçare në Fier ka pirë fotoksinë dhe si pasojë ajo është dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht, e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nëdërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al