Digjet stalla me derra në Korçë, dëme të mëdha materiale

Një stallë me derra është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Ravonik të Korçës.

Si pasojë e zjarrit në stallën në pronësi të V.F. janë djegur rreth 25 derra dhe një sasi bazë ushqimore për ta.

Zjarrfikësit kanë vënë flakët në kontroll, teksa policia po heton për shkaqet e zjarrit në stallë.