
Operacion antidrogë në Kuçovë, arrestohet 34-vjeçari
Një operacion antidrogë është zhvilluar në Kuçovë, në fshatin Mendrak. Burime zyrtare nga Policia bëjnë të ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë arritur të lokalizojnë dhe kapin shtetasin shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.
Ky shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasit Sh. H. dhe B. Ll., aktualisht në kërkim, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Mendrak gjatë vitit 2021.
Puna për kapjen e shtetasit B. Ll. vijon, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.
Operacioni “Kultivimi” tregon angazhimin e vazhdueshëm të forcave të rendit për ndjekjen dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Kultivimi”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mendrak, në vitin 2021.
Kapet 34-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.
Pas hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, dhe si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit Sh. H. (vënë në pranga më datë 13.05.2025) dhe B. Ll. (aktualisht në kërkim), ka kultivuar në vitin 2021, bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mendrak.
Vijon puna për kapjen e shtetasit B. Ll..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
