Zbardhet aksidenti i ndodhur mbrëmjen së 28 gushtit, në rrugën e fshatit Ostren pranë Bulqizës, ku u aksidentua një 82-vjeçare, ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

16-vjeçari me inicialet L.M. u arrestua nga policia pasi u zbulua se e kishte përplasur për vdekje me një motor të moshuarën me inicialet S.M.

Nga hetimet e kryera, është zbuluar se djali i viktimës ishte i përfshirë në ngjarje, pasi kishte fshehur të vërtetën.

Ka nisur proceidmi penal për P. M., 56 vjeç, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallzuar.

Gjithashtu janë arrestuar edhe infermierët e Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren , I.K., 56 vjeç dhe H.K., 62 vjeçe, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares.