Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë tha se në historinë moderne të Evropës, krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore. Kurti tha se Kosova është shembull i përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet.
Kurti ka shtuar se ne, shqiptarët, jemi popull atutokton dhe se Republika e Kosovës është rezultat i të gjithë atyre që luftuan e u përpoqën për këtë vend që nga Hasan Prishtina e deri tek rreshteri Afrim Bunjaku, heroi më i ri i Kosovës. Ai përmendi edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se ndonëse nuk e arriti për së gjalli 17 shkurtin e 2008, e kërkoi dhe e shpresoi atë ditë deri në frymën e fundit.
Kurti tha se mbi të gjitha Republika e Kosovës është rezultat i UÇK-sëdhe luftës së drejtë të saj, që u ndihmua nga SHBA-të dhe vendet aleate të NATO-s. Ai përmendi edhe ish-kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi. Kurti në fund tha se e bekuar qoftë rruga e Kosovës krah Shqipërisë bashkë me SHBA-të dhe shtetet tjera evropiane dhe aleate.
“Republika e Kosovës njëmend është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes së krijimit të tij. Republika e Kosovës është rezultat i protestave të qytetarëve, demonstratave popullore, grevave të punëtorëve e minatorëve, dhjetëra mijëra të burgosurve politikë që nga Adem Demaçi e deri te Ukshin Hoti. Është rezultat i të gjithë dëshmorëve që nga Azem Bejta e Shaban Polluzha e deri te Zahir Pajaziti dhe kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari.
Republika e Kosovës është aktit sipëror të brezit më të ri dhe të zgjedhurve të populli të saj emrat e të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit dhe nga krerët shtetëror të asaj kohe, presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendai Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.
