Danimarka u ka ndaluar të burgosurve që vuajnë një dënim të përjetshëm të krijojnë marrëdhënie të reja romantike pasi një 17-vjeçare ra në dashuri me vrasësin 50-vjeçar Peter Madsen.
Ky kufizim ka hyrë në fuqi për të kundërshtuar fenomenin e “grupimeve” të kriminelëve, tha të mërkurën ministria e drejtësisë.
“Ne kemi parë shembuj të neveritshëm në vitet e fundit të të burgosurve që kanë kryer krime të neveritshme duke kontaktuar të rinjtë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e tyre,” tha Ministri i Drejtësisë Nick Haekkerup në një deklaratë. “Kjo padyshim duhet të ndalet.”
Ndalimi i marrëdhënieve të reja do të zbatohet gjatë 10 viteve të para të dënimit të një të burgosuri, duke i kufizuar ata në kontakt me letra ose telefona vetëm me njerëzit tashmë pranë tyre para ndalimit të tyre.
Kohët e fundit një grua e re zbuloi se në moshën 17 -vjeçare ajo kishte rënë në dashuri me Peter Madsen ndërsa ai ishte në paraburgim.