Të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga një zjarr brenda një tuneli rrugor në Afganistan, thonë zyrtarët lokalë. Një cisternë nafte u përmbys dhe mori flakë në tunelin Salang – që lidh kryeqytetin Kabul me provincat veriore – të shtunën në mbrëmje.

Zjarri u përhap në automjete të tjera para se të shuhej mëngjesin tjetër. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë disa automjete të djegura plotësisht pas incidentit.

“Cisterna e karburantit shpërtheu… Unë rashë. Rrobat e mia morën flakë”, tha një dëshmitar i plagosur në tunel. Disa prej trupave u dogjën rëndë, tha një zyrtar i lartë shëndetësor në Parwan në citime të cituara nga agjencia e lajmeve AFP.

“Midis të vdekurve ishte shumë e vështirë të identifikohej se kush ishte mashkull dhe kush femër”, shtoi ai. Të paktën 32 persona u plagosën, ndërkohë që përsa i përket viktimave, mendohet se numri mund të jetë më i lartë se 19.

Tuneli Salang është 2.6 km i gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej rreth 3,400 m. Ai ka përfunduar në vitin 1960 dhe është konsideruar si një kryevepër inxhinierike nga Bashkimi Sovjetik. Rruga kryesore kalon maleve Hindu dhe shpesh mbyllet për ditë të tëra për shkak të aksidenteve dhe ortekëve.

Një zjarr në tunel në vitin 1982 vrau të paktën 400 njerëz, megjithëse disa vlerësime thonë se numri i të vdekurve ishte me mijëra.