Një 19-vjeçar nga Maliqi është shpallur në kërkim nga policia, pasi prej dy ditësh ka shkëputur kontaktet me familjen e tij, që prej datës 3 shkurt.
Babai i 19-vjeçarit, shtetasi me iniciale A. H., 43 vjeç, ka treguar se djali në datën 03.02.2025 ka qenë në shkollë në Tiranë.
Sipas tij, nga kontakti që ka pasur me familjarët, i biri me iniciale A.H., është shprehur se do ikte jashtë shtetit, në Belgjikë.
Pas këtij komunikimi të shkurtër, familjarët e 19-vjeçarit nuk dinë asnjë informacion për të.