2 ditë para referendumit të planifikuar për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së, mbyllet me zinxhirë dera kryesore e selisë së PD-së në Shkodër.

Një gjë e tillë është denoncuar nga anëtari i kryesisë së PD Shkodër, Ervin Gjini.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai e denoncon këtë veprim dhe ka një thirrje për kreun e PD-së Shkodër, Xhevdet Amuli.

“Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!” – shkruan Gjini.