Futja në programin ekonomik të bonusit të fëmijës së tretë ka krijuar konflikt mes kreut të PD, Lulzim Basha me kreut të PL, Ilir Meta.
Ilir Meta gjatë një deklarate sot akuzoi Bashën se ka kopjuar programin e PL për premtimin prej 20 mijë eurosh për fëmijën e tretë.
“Nuk ndalojmë asnjë të kopjojë PL-në në premtimin e zbritjes së kredisë me 3.000 euro për fëmijën e parë, 6.000 euro për fëmijën e dytë dhe 10.000 euro për fëmijën e tretë”.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Lulzim Basha prezantoi programin për zgjedhjet parlamentare 2025.
Sipas programit, parashikohet që bonusi i bebes të arrijë në 2 mijë euro, ndërsa për fëmijën e tretë, do të jepet një shumë 20 mijë eurove.
“2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e tretë. 30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë”, tha Basha.
Top Channel