Fax News ka siguruar një foto nga litari i sajuar nga Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, i cili u përdor për t’i ndihmuar ata që të zbrisnin nga tarraca e burgut, në zonën ku ndodhet administrata.
Pavarësisht se kishin menduar dhe të inskenonin një prerje damarësh që të tërhiqte vëmendjen e gardianëve, Çekaj dhe Pjetri nuk kanë mundur dot që të çojnë deri në fund planin e tyre.
Gjatë tentativës ata kanë goditur dhe një gardian të burgut, ndërkohë që më pas pjesa tjetër e punonjësve ka shkuar për të bërë neutralizimin e tyre.
Kush është personi që preu damarët për të ndihmuar Çekajn dhe Pjetrin
Lulzim Çepele është personi që i erdhi në ndihmë Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, në mënyrë që ata të tentonin arratisjen nga burgu 313 në Tiranë.
Mësohet se Çepele ka prerë damarët e tij në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e gardianëve, dhe në të njëjtën kohë Çekaj dhe Pjetri kishin bërë gati litarët për tu hedhur nga taraca.
Vetë Çepele është i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, ndërkohë që tashmë së bashku me dy shokët e tij do të izolohen për të paktën 90 ditë.
Një ditë pas tentativës së arratisjes nga ambientet e burgut 313 në Tiranë, të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, Fax Neës mëson detaje të reja në lidhje me dinamikën e ngjarjes, por edhe rrethanat që përshpejtuan planin e të dënuarve.
Çekaj do të transferohej në një burg të sigurisë së lartë
Gazetari i Fax News Lisi Myrta mëson se ditën e nesërme (të martën) Cekaj ishte parashikuar që të dërgohej në një burg të sigurisë së lartë, më konkretisht në Peqin, e kjo duket se i ka përshpejtuar planet e tij për t’u arratisur nga 313.
Ai është i dënuar me vendim të formës së prerë me 14 vite burg, nën akuzën për trafikimin e një sasie rekord të kokainës në vendin tonë, përmes kontenierëv e me banane.
Nga ana tjetër për Pjetrin e dënuar me 30 vite burg, nuk ka ende një datë se kur do të mbahet seanca në apel, dhe të dy pritet që të futen në regjimin e ashpër 41 bis.
fax