20 minuta ka zgjatur komunikimi verbal mes dy vëllezërve Lulzim dhe Vehap Cami të cilët një ditë më parë humben jetën nga amra e zjarrit. Policia ka identifikuar si autor Vehap Cam ii cili qëlloi mbi të vëllain dhe më pas mbi veten. Kjo është faktuar edhe nga arma e krimit në të cilën iu gjet në dorë. Si shkak dyshohet konflikti për një tokë në zonën e Bulqizës.

Një mosmarrëveshje për çështje pronësia në zonën e Bulqizës ka qenë shkak i vrasjes së Lulzim Camit nga i vëllai Vehap Cam ii cili më pas vrau edhe vetën.

Sipas prokurorisë Vehap Cami rreth orës 07:15 minuta ka qenë në derën kryesorë të banesës së të vëllait Lulzim teksa është futur brenda duke konsumuar kafe.

Në dhomën e krimit, ndodheshin vetëm dy vëllezërit, e nga aty janë dëgjuar tonet e larta mes tyre e më pas krismat e pistoletës.

Të dy vëllezërit kanë qenë të ulur në të njëjtin divan aty ku kanë ndërruar edhe jetë

Policia gjatë këqyrjes së trupave ka konstatuar se një prej vëllezërve Lulzim Cami kishte një plagë më armë zjarri në afëri të faqes e ndërsa i vëllai në pjesën e kokës.

Sipas të dhënave paraprake deri më tani nuk ka një referim në policisë apo në prokurori të konfliktit mes dy vëllezërve, ndërsa policia po mbledh informacione nga familjarët për të mësuar më shumë mbi konfliktin.

Lulzim Cami prej kohësh jetonte në zonën e Freskut në Tiranë pasi banesa e tyre në 5 maj ishte në planin e prishjes për punimet e unazës së madhe. E ndërsa i vëllai Vehap jetonte në zonën e Farkës.