Detaje të reja dalin nga sulmi me armë ndaj kompanisë “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli, e cila ndodhet në rrugën dytësore të autostradës “Durrës-Tiranë”.
Raportohet se nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, autorët mësohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt biznesit nga automjeti në lëvizje.
Ata kanë qëlluar të paktën 20 plumba në drejtim të fasadës së “CFO Pharma” të Nadir Çaushollit.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur në 02:00, policia është njoftuar vetëm 1 orë më parë në lidhje me të shtënat me armë, raporton gazetari Ilgi Çelmeta.about:blank
Ndërkohë në xhamat e ndërtesës shihen shenjat e plumbave. Ende nuk ka një njoftim nga policia në lidhje me ngjarjen.
Ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të “CFO Pharma” dhe bizneseve të tjera në zonë me qëllim identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
