U bënë plot 20 vite që mësuese Suela Kote festoon 7 Marsin. Çdo vit është emocion i njëjtë pasi nësë koha kalon dashuria e fëmijëve për mësuesin duket se ka mbetur e njëjtë. Suela është një nga shumë mësuesit e Elbasanit që jetën ia ka dedikuar arsimimit të brezave të rinj. Ajo tregon se pas diplomimit filloi punë në një fshat të Elbasanit e më pas u zhvendos në qytet.
Suela tregon se nuk është e vetmja mësuese në familjen e saj. Elbasani njihet për traditën e mësuesisë ndaj edhe të afërmit e mësuese Suelës po ashtu janë mësues që kanë kontribuar në arsim ndër vite.
Të punosh me fëmijët është punë e vështirë por ajo thotë se gjithçka bëhet më e thjeshtë kur merr dashuri pafund nga detajet e vogëlushëve.
Suela ka edhe një mesazh për të gjithë ata të cilët duan të bëhen mësues. Vetëm arsimi nuk mjafton për ketë profesion.
Si qytet i arsimit Elbasani ka “nxjerrë” ndër vite emra të shquar të cilët i kanë dedikuar jetën dhe e kanë përjetësuar emrin e këtij qytetiti si djepin e përgatitjes së mësuesve./Egnatia news