Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dëshmoi sot në SPAK për dosjen e “21 janarit”.
Ai u shpreh se ka dhënë dëshminë e tij, pasi u pyet si një person që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.
“Jam thirrur si një person që ka dijeni mbi ngjarjen. Ato që di rreth ngjarjeve të 21 janarit, isha i gatshëm, thash ato që kisha për të thënë. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash, kemi zbatuar ligjin, nuk ka përdor as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve. Nuk kemi pasur urdhër për të reaguar, policia si asnjëherë tjetër në të gjithë historinë e saj ka duruar dhunën ekstreme”, tha Burgaj.