SPAK ka shpallur moskompetencën sa i takon kallëzimeve për 21 janarin, të bëra nga Ministria e Drejtësisë dhe Partisë Socialiste. Mesohet se SPAK ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës për hetim.

Faxnews mëson se tashmë dosja i ka kaluar prokurorisë së Tiranës, e cila do nisë verifikimet pëe këto kallëzime.

Rikujtojmë se PS dorëzoi më herët gjatë muajit janar kallëzim penal në SPAK për atë që e cilësojnë një provë te re për ngjarjen e 21 janarit, konkretisht jë audio-përgjim.

Ky fakt u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste , Damain Gjiknuri. Ai i bëri thirrje SPAK që të marrë në shqyrtim këtë provë të re dhe të vërë para përgjegjësisë autorët që dhanë urdhrin për vrasjen e 4 qytetarëve.