Të paktën 21 persona janë vrarë në Pakistan në një bllokim masiv trafiku të shkaktuar nga dhjetëra mijëra vizitorë në një qytet malor me borë jashtëzakonisht të madhe, thanë autoritetet sot.
Shërbimi pakistanez i shpëtimit Rescue 1122 ka publikuar një listë me 21 persona të vdekur, duke përfshirë një oficer policie, gruan e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre.
Sipas autoriteteve ata vdiqën nga i ftohti.
Ministri i Brendshëm Sheikh Rahid Ahmed tha se ushtria ishte mobilizuar për të pastruar rrugët dhe për të ndihmuar mijëra njerëz ende të bllokuar pranë Mouri, rreth 70 km në verilindje të kryeqytetit Islamabad.
Videot e postuara në rrjetet sociale paraqesin automjete të palëvizura njëra pas tjetrës me një metër borë në çati.