22-vjeçarja nga Korça, Sidorela Koca ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në “Sanatorium” teksa kishte rreth tre javë e intubuar për shkak të koronavirusit.

Pasi kishte shkuar atje shtatë muajshe shtatëzënë, mjekët vlerësuan situatën dhe ndërhynë për të hequr foshnjen sepse e reja ndodhej në rrezik serioz për jetën.

Mjekët shpjeguan se përse vendosën të ndërhyjnë përmes një prerjeje cezariane me qëllim heqjen e foshnjes.


Redi Hoxhllari është mjeku obsetër-gjinekolog, i cili kishte asistuar në lindjen e fëmijës së 22-vjeçares tregoi vështirësitë me të cilat është përballur gjatë operacionit. Lindja ishte e parakohshme, teksa vajza ishte me frymëmarrje të drejtuar.

“Pacientja ka qenë gjatë gjithë kohës e konsultuar, dhe në momentin që u dha një ok dhe nga ana e neonatëve, për mbijetesën e bebit, vendosëm që të ndërpresim shtatëzaninë. U bë me lindje cezariane. U krye në kushte optimale sa i përket sallës. Pacientja ka qenë e intubuar. Jemi munduar që të ndërhyjmë në një kohë sa më të shkurtër.”

22-vjeçarja solli në jetë një vajzë, e cila ndodhet ende në spital. Mjeku neonat Guriel Nasto, i cili po kujdeset për foshnjën, tregon se ajo sapo ka filluar të ushqehet. Është vetëm njëjavëshe, dhe nga lindja e vështirë, ka ende probleme respiratore.

“Aktualisht, bebi është rreth njëjavësh. Ka lindur në javën e 33-të të shtatzanisë. Është i stabilizuar. Është negativ, nuk është me Covid. Aktualisht është në inkubator..flasim për një gjendje stabël”, tha mjeku atëhere.

Alma Cani shpjegoi  se vajza nuk kishte sëmundje bashkëshoqeruese, por infektimi me Covid gjatë kohës së shtatzënisë, i rëndoi gjendjen shëndetësore./abcnews