Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg Leonard Luzin, Amarildo Nikollin dhe Muharem Koroveshin.
Ata kishin ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila i dënoi me burg si grup kriminal, por Apeli ka vendosur të lërë në fuqi dënimet përkatëse.
47-vjeçari Luzi akuzohet nga SPAK se porositi Amarildo Nikollin për të vrarë dy shtetas në Vlorë të identifikuar si Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.
Koroveshin është dënua me gjashtë vjet e tetë muaj burgim, ndërsa Luzi është dënuar me shtatë vjet e katër muaj burg, ndërsa dy vite e nëntë muaj burg u dënua i penduari i drejtësisë Amarildo Nikolli.
Ishte ky i fundit që dëshmoi se kishte Luzi ai që e kishte kontaktuar për të vrarë Hajrullën dhe Matodashaj.
Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se me Luzin u njohën në një burg në Itali dhe se i kishte premtuar 250 mijë euro për vrasjen e secilit.
Për të kryer eliminimet, Nikolli do të ndihmohej nga Erio Zejno dhe Muharrem Koroveshi.
SPAK tha gjatë pretencës se financuesi i dy ngjarjeve ishte nga Vlora dhe qëndronte në Dubai dhe se porosia ishte dhënë me qellim të merreshin nën kontroll lojërat e fatit në qytet.
SPAK thotë se pavarësisht se të dyshuarit kanë folur me nofka ku shënjestrat cilësoheshin si qorri dhe sakati, ata janë identifikuat si Ervis Matodashi dhe Ines Hajrulla.
Ndërkohë që dy bashkëpunëtorët janë prezantuar si biondi që është Erio Zejno dhe fshatari që është Muharrem Koroveshi.