Formati i dashurisë “Për’puthen” po vazhdon  të komentohet shumë edhe pas përfundimit të sezonit të tij të dytë. Nuk kanë munguar thashethemet dhe as skandalet që i kanë shoqëruar konkurrentët e këtij programi.

Nëse e mbani mend, Lulzim Jashari ishte një ndër meshkujt pjesëmarrës të sezonit të parë të “Për’puthen”, i cili më pas u pa dhe në një format të ngjashëm në Kosovë, në “It’s my love”.

Së fundmi, ish-konkurrenti ka plasur ‘’Bombën’’ duke zbuluar se prej 2 vitesh është në lidhje dashurie dhe prej 7 muajsh janë në pritje të fëmijës së parë. Ky lajm u bë i ditur në emsionin “n’Kosovë show”, ku bashkëshortja e tij u fut në studio dhe surprizoi të gjithë publikun mbarë.

Ajo që mori më së shumti vëmendje ishte deklarata e tij se produksioni ishte në dijeni se ai ishte në lidhje e më pas edhe i martuar.

Të futesh në “Për’puthen” së fundmi do të thotë t’i futesh muzikës dhe të lançosh nga një këngë të re çdo muaj. Megjithëse ky format “bërtet” me të madhe se konkurrentët në të shkojnë për të gjetur dashurinë, duket se në të vërtetë shkojnë për të gjetur sponsora për videoklipet e tyre!

Lulzimi lançoi këngën e tij të parë para disa kohësh. Ai njoftoi ndjekësit në Instagram për projektin e tij të ri, i cili titullohet “Filma” dhe vjen në bashkëpunim me Huggo.

Të shumtë janë ata persona që janë habitur nga projekti i ri i Lulzimit në muzikë, teksa i kanë shkruar se ai s’ka zë për t’u bërë këngëtar. Mirëpo, meqë u fut në “Për’puthen”, “famën” e mori, të tjerët po bënin muzikë, pse të mos bënte edhe Lulzimi një këngë si të gjithë?

Kush mbeti akoma? Edhe një se u mbush!

icon style