Një 26-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë britanike, pasi është kapur në një shtëpi bari.

Mediat vendase bëjnë me dijes e i arrestuari është shtetasi, Rition Mone, një emigrant i paligjshëm shqiptar në Britani.

I riu shqiptar rezulto i dënuar nga autoritetet britanike me tre vjet e dy muaj burgim pasi u kap me më shumë se 6,000 bimë. Shqiptari i cili ndodhej në Britani punonte në mënyrë të paligjshme në një shtëpi bari, ku kujdesej për bimët narkotike.

Ndër të tjera mësohet se 26-vjeçari u kishte thënë oficerëve të policisë se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe ishte vënë në punë në fabrikën e kanabisit për të paguar koston e transportit të tij.