Rreth 28 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen kësaj të hëne provimit të fundit, atë të Gjuhës së huaj.
Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30, teksa do të zhvillohet në 340 qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Më 19 Qershor, minimaturantët iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe, ndërkohë që më 30 qershor (sot) nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë provimin e tretë
Pothuajse në të gjitha provimet në mënyrë skandaloze janë publikuar tezat në rrjetet sociale, duke treguar dështimin e autoriteteve arsimore për të organizuar një konkurs të pavarur dhe nota të jepet sipas meritës.