Një 28-vjeçar ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas raportimeve, i riu është ndjerë keq ndërsa mbahen në paraburgim dhe më pas u transportua për në spital. Megjithatë, për fat të keq ai ka ndërruar jetë rrugës.

Trupi i 28-vjeçarit do të dërgohet në morg ku edhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

mësohet paraprakisht se bëhet fjalë për infarkt. 28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë. Pritet që të kryet autopsia dhe që organet kompetente të zbardhin të gjithë dinamikën dhe nëse i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave