Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Artës në Greqi, ku dhëndri ka qëlluar 4 herë me çifte vjehrrin e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur pas zënkave që 29-vjeçari ka patur me bashkëshorten e tij.

80-vjeçari pasi është telefonuar nga e bija ka shkuar në shtëpinë e dhëndrit për të marrë vajzën e tij, por i riu e ka ndjekur nga pas dhe e ka qëlluar me çifte dhe më pas është arratisur në mal.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për kapjen e tij si në prefekturën e Artës ashtu edhe në zonat përreth.

/Abcnews.al/