VLORË  – Asnjë mjet lundrues sot nuk ka dal në det.  Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorës Eduart Sulejmani është shprehur se asnjë mjet lundrues nuk do të qarkullojë në ujërat e bregdetit të qarkut të Vlorës.

Janë duke u kontrolluar të gjitha dokumentacionet e mjeteve lundruese kryesisht Gomone, Skafe por dhe ato “Jet Ski”. Këto të fundit dyshohet se i kanë nxjerrë fshehurazi nga deti pronarët e tyre.

Sulejmani është shprehur se mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentash, që nga ato të mjetit, licenca turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës, të jenë të siguruar etj.

Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative  deri në bllokim të mjetit lundrues.

/abcnews.al/