Kryedemokrati, Lulzim Basha ka njoftuar një konferencë urgjente për mediat që do të mbahet në selinë e PD gjatë ditës së sotme, duke nisur nga ora 13:00.

Ky prononcim vjen 3 ditë para kuvendit Kombëtar të PD që do të mbahet në datën 18 dhjetor, pra të shtunën e ardhshme. Polemikat janë të shumta mbi atë çfarë pritet të ndodhë pasi kujtojmë se në Kuvendin e realizuar në datën 11 dhjetor u mor vendimi për shkarkimin e Bashës dhe për krijimin e një Komisioni për Rithemelimin e PD.

Basha nuk e ka njohur këtë vendim të Kuvendit dhe këtë të fundit e quajti vetëm një tubim të fundit të organizuar nga ish kryeministri, Sali Berisha i cili u shfaq në selinë blu para dy ditësh së bashku me anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Priten zhvillime të mëtejshme për situatën ku ndodhet PD e ndarë në dy kampe, në njërin janë mbështetësit e Bashës dhe në tjetrin janë mbështetësit e Berishës.