Rreth 90 % e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65 vjeçare.

Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur.

Tashme me shtimin e paisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin në duart tuaja rëndësia që duhet t’i kushtoni syve tuaj është shumë herë më e madhe.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon tre mënyra se si të mbroni shikimin tuaj për ta ruajtur të fortë gjatë gjithë jetës.

Mbani syze

Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj.

Jo vetëm kur mund t’I shikoni rrezet e diellit, por edhe ne rastet kur ka re, pasi rrezet e dëmshme UVB mund të deportojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj.

Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose  i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.

Konsumoni ushqimet e duhura

Siç mjekët dhe ekspertët e shëndetit prej vitesh theksojnë, çdo gjë nis nga ushqimi.

Me ushqimin ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj ndaj kujdes me çfarë zgjidhni dhe si e konsumoni atë.